Banorët që preken nga projekti TID protestë, pritet takim me kryeministrin Rama
Banorët e Durrësit janë mbledhur sërish në protestë përpara Bashkisë së qytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit TID, një nismë e qeverisë që synon transformimin e zonës arkeologjike në një park të madh urban. Gjatë protestës, në ambientet e Bashkisë ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje banorëve që deri më 16 shkurt të lirojnë vullnetarisht banesat e tyre, në mënyrë që të vijojë zbatimi i projektit TID.
Burimi:
vizionplus.tv