Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’!  I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja pas kryeministrisë ka komentuar situatën e vështirë me të cilën po përballen banorët e Vlorës, të cilët prej disa ditësh kanë pasur mungesë uji.  Berisha kritikoi institucionet përgjegjëse, duke kujtuar një deklaratë të mëparshme të drejtorit të ujësjellësit, i cili kishte pohuar se qytetarët mund të rrinë pa ujë pa shprehur ankesa. “T’i përshëndesim qytetarët e Vlorës, 5 ditë pa ujë. Duke ndjekur atë ngjarje, kur vetëm pak muaj më parë, drejtori i ujësjellësit i thotë gazetarit që këta rrinë pa ujë dhe nuk telefonojë dhe shprehin shqetësim”, tha Berisha, ndërsa shtoi “ata dje ia zunë në fyt kafshatën e galasë dhe i përzunë hajdutët nga salla ku festonin”.  Sali Berisha: Opozita është sot më e fuqishme se kurrë, më e fortë për të...