Banorët e Durrësit të pakënaqur nga takimi me Ramën: Na u tha se nuk ka rishikim!
Banorët e Durrësit të pakënaqur nga takimi me Ramën: Na u tha se nuk ka rishikim!Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti TID, janë shprehur të zhgënjyer pas takimit mbi dy orë me Kryeministrin Edi Rama.Një nga përfaqësuesit e tyre deklaroi se që në fillim të mbledhjes u është bërë e qartë se projekti do të zbatohet dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të tij. “Na u tha qartë që projekti do të bëhet. Ne kërkuam rishikim për gabimet që kemi konstatuar, por përgjigjja ishte e prerë: do prishet çdo gjë. Janë këtu vetëm për të na ofruar alternativa çmimesh dhe strehimi”, u shpreh ajo.Sipas banorëve, gjatë diskutimit pati tension, sidomos kur u ngritën shqetësime për objekte me vlera arkitektonike dhe historike që,...
Burimi:
sot.com.al