Banorët e Dragostunjës dhe banorët e vilës 31

Banorët e Dragostunjës dhe banorët e vilës 31

Nga Flavio Qarri Prej 10 ditësh juglindja është bllokuar. Plotësisht. Kryeministri ka kaluar vetëm një herë andejpari. Jo për ata “fakirat” (sipas mendimit kryeministror) se ata janë të pavlerë e të padenjë. Kaloi se ishin ca tipa me helikopter dhe ky donte tu tregonte se e kishte më të madh helikopterin. Revolta e qytetarëve të shtunën preku Vilën e Enverit ose 31 siç njihet zyrtarisht. Në fakt ashtu si shumëçka tjetër që ka rilindur nga simbolikat komuniste edhe banesa e diktatorit ka marrë një përmasë glorifikuese. Jo si hapësirë ku ekspozohen e dononcohen monstruozitete komuniste e totalitariste por si një vend iluminimi. Revolta te ajo godinë ishte e vonuar ashtu si qasja jonë shoqërore ndaj lirisë, mbylljes së hesapeve me të shkuarën dhe mbi të...