Banorët e Baks-Rrjollit zhvendosin protestën para SPAK: Duam drejtësi, nuk ka më kohë për të humbur

Banorët e Baks-Rrjollit zhvendosin protestën para SPAK: Duam drejtësi, nuk ka më kohë për të humbur

Banorët e Baks Rrjollit në Shkodër kanë zhvendosur protestën e tyre para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Tiranë, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në atë që ata pretendojnë se është toka e tyre e trashëguar brez pas brezi. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që banorët i drejtohen SPAK-ut. Ata kanë depozituar një kallëzim penal për veprat e “uzurpimit të pronës” dhe “korrupsionit”, duke pretenduar se leja për zhvillimin e resortit është dhënë në bazë të dokumenteve të falsifikuara dhe në shkelje të ligjit. LEXO EDHE: VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Baks-Rrjollit sërish në protestë, në mbështetje aktivistë nga qytete të ndryshme Me pankarta në duar ku shkruhej “Toka e trashëguar brez pas brezi” dhe “Ne besojmë tek SPAK”, protestuesit kërkuan vëmendjen e...