Balluku vetëm deputete! Rama tregon hapin e radhës: Do të ndërhyjmë në legjislacion, s’ka urgjencë për kërkesën e arrestimit
Belinda Balluku dhe Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zbardhur tre konkluzionet nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit. Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin, Rama ka deklaruar se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion. REAGIMI I EDI RAMËS: 3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga : 1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës...
Burimi:
zeri.ai