Balluku: Unë, drejtësia dhe 300 apartamentet!

Balluku: Unë, drejtësia dhe 300 apartamentet!

Belinda Balluku i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ku njëherësh u përbetua publikisht se nuk ka asnjë lidhje me çfarë akuzohet. “Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin.Po më bëhet gjyq publik”, u shpreh kjo figurë e lartë qeverisëse deri dje, tashmë nën shënjestrën e SPAK-ut. Balluku foli dhe për raportin e saj me drejtësinë “Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj,...