Balluku nuk ‘iu dorëzua’ SPAK/ ‘Sytë’ e ndërkombëtarëve nga Shqipëria: Luftoni korrupsionin. Rama: Dakord!
Edi Rama dhe Belinda Balluku TIRANË-Vëmendja e vendeve europiane dhe jo vetëm u kthye sot nga Kuvendi i Shqipërisë ku pritej t'i hapej rrugë ose jo arrestimit të deputetes Belinda Balluku me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Pas rreth një ore Parlamenti 'vulosi' fatin e Ballukut, ku me 82 vota kundër të socialistëve e të PSD dhe 47 votat pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres. Ky vendim pasoi një mori reagimesh nga Bashkimi Europian, Komisioni Europian dhe Ambasadat e huaja në vendin tonë nga ajo Britanike tek Holandezja. Por si u pa ky votim nga 'sytë' e ndërkombëtarëve? Ambasadat kanë shprehur mbështetje lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por theksojnë njëzëri se prioritet drejt Europës është lufta kundër korrupsionit...
Burimi:
zeri.ai