“Balluku në liri, qytetarët në burg për parkim”, Blushi reagon ashpër:Ky është narkoshteti, Belinda duhej arrestuar dje

“Balluku në liri, qytetarët në burg për parkim”, Blushi reagon ashpër:Ky është narkoshteti, Belinda duhej arrestuar dje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë një “narkoshtet” ku po instalohet dita-ditës diktatura. Në një intervistë televizive në një emision televiziv, deputeti Blushi deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhej të ishte arrestuar “dje”, ndërsa Kuvendi po kthehet në një mburojë për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama.Duke folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku sërish pati përplasje për rastin e Ballukut, Blushi theksoi se beteja e opozitës nuk është vetëm për zëvendëskryeministren, por për “aferat e Edi Ramës”. Ai e quajti ironike dhe të papranueshme që i njëjti Kuvend që miraton dënim me burg për qytetarët që parkojnë makinën në dy vende, bëhet “guacë” për të mbrojtur pandëshkueshmërinë e një zyrtareje...