“Balluku” në Kushtetuese, Kuvendi: GJKKO nuk mund të pezullojë një ministër pa pëlqimin e Parlamentit
Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të Ballukut me vendim të GJKKO. Këshilli i Ministrave po përballet me dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Si palë të interesuara kanë dërguar përfaqësues edhe Presidenca dhe Kuvendi. Ndërkohë, GJKKO nuk ka dërguar përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve. Kuvendi, në qëndrimin e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, vlerëson se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e ministres Belinda Balluku është nxjerrë në kundërshtim me ndalimet kushtetuese. Sipas Kuvendit, neni 103, pika 3 e Kushtetutës parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e një deputeti, i cili nuk mund...
Burimi:
vizionplus.tv