Balluku mungon në seancë, kryeministri Rama largohet nga Kuvendi (VIDEO)
edi rama-momenti kur kryeministri largohet nga salla TIRANË- Kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa sot pritet votimi i raporteve të PS e PD në Kuvend për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Ballukut. Gjatë kohës që deputeti Oerd Bylykbashi nisi prezantimin e raportit të PD-së nga foltorja, kryeministri Rama është larguar nga salla. Nuk dihet nëse do të rikthehet, apo se cila ishte arsyeja që u largua. Po ashtu, është larguar edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ndërkohë që mungojnë edhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, as Farmir Xhafaj e as vetë Belinda Balluku. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai