“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

Ka nisur sot seanca publike në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e Kryeministrit lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin e zv/kryeministres, njëherësh Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj në seancë, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave deklaroi se GJKKO dhe SPAK pretendojnë se ankimi është i parregullt, pasi nuk janë shteruar shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, nuk ekziston legjitimimi i kërkuesit, pasi Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri nuk kanë interes personal,  si dhe nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese apo konflikt interesi. Në përgjigje, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave theksoi se ky nuk është një pretendim kushtetues individual. Sipas saj, kërkesa nuk lidhet me objektin e procedimit penal, masën e sigurimit...