Balluku i dorëzoi stafetën, Karakaçi e falenderon për mbështetjen: Do ia dalim të çojmë përpata sfidat!

Balluku i dorëzoi stafetën, Karakaçi e falenderon për mbështetjen: Do ia dalim të çojmë përpata sfidat!

Enea Karakaçi TIRANË- Enea Karakaçi mori zyrtarisht sot detyrën si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ish-ministrja Belinda Balluku i dorëzoi detyrën pasardhësit të saj, teksa e vlerësoi Karakaçin si një aset të administratës publike. Gjatë prezantimit të tij para stafit, Balluku tha se Karakaçin e ka gjetur në këtë ministri kur ka ardhur në detyrë, teksa renditi arritjet e kësaj ministrie. “Enea është rritur dhe ka ardhur para se të vija unë. Me ju në krahë, me një staf të jashtëzakonshëm që kjo ministri ka, unë mendoj se ju do ta kapërceni këtë situatë duke më lënë mua që të vazhdoj rrugëtimin tim, patjetër politik dhe personal, për të nxjerrë një të drejtë dhe të vërtet në dritë. Kemi transformuar së bashku sektorin energjetik. Kemi...