“Balluku është në pozitë, që kontrollon Ramën”/Toska, jep detaje të forta:Do jetë ministrja e parë që përfundon në burg

“Balluku është në pozitë, që kontrollon Ramën”/Toska, jep detaje të forta:Do jetë ministrja e parë që përfundon në burg

Gazetari Almer Toska, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë në vend, duke u ndalur veçanërisht te situata e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Sipas Toskës, Balluku mund të disponojë informacione lidhur me çështje që përfshijnë edhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se një nga skenarët që përflitet është se Balluku mund të ketë prova për përfshirje në afera të përbashkëta. “Balluku është në një pozitë që kontrollon Edi Ramën sa kohë që ka prova të përfshirjes në afera të përbashkëta. Këto prova që ajo mund të disponojë janë një nga arsyet pse Rama mund të ndjehet i frikësuar prej saj dhe të shtyjë heqjen e mandatit”, u shpreh Toska....