Balluku drejt arrestimit? SPAK me prova të reja, Kushtetuesja në “provë zjarri”, ja çfarë pritet të ndodhë
Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet ditën e nesërme pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për “Çështjen Balluku”, ndërsa pritet që të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres. Socialistët nuk pranuan të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit e Ballukut në Këshillin e Mandateve, deri sa Gjykata Kushtetuese të dilte me një vendim. Por burime për Report Tv bëjnë me dije se “Kushtetuesja” ka kërkuar më shumë kohë në vlerësimin e kësaj çështje. Kushtetuesja u mblodh sot, por siç mësoi gazetarja e Report Tv Esiona Konomi nuk ka dalë me një vendim për ankimin e qeverisë. Mbetet për tu parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, apo njëjtë si “Kushtetuesja”...
Burimi:
sot.com.al