“Balluku dhe AKSHI, organizata kriminale”, Çollaku shpërthen: Zv.kryeministrja  duhej në qeli prej një viti e gjysmë

“Balluku dhe AKSHI, organizata kriminale”, Çollaku shpërthen: Zv.kryeministrja duhej në qeli prej një viti e gjysmë

Gazetari Basir Çollaku e cilësoi Belinda Ballukun dhe AKSHI-n si dy organizata kriminale me qendër funksionimi në kryeministri. Në intervistën televizive, gazetari theksoi se vendi i zëvendës kryeministres së marrë të pandehur është në qeli pasi abuzimet me tenderat shkojnë edhe përtej, vetëm një pjesë janë bërë publike dhe se dosja e Prokurorisë së Posaçme përfshin edhe më shumë. Duke komentuar ankimimin e qeverisë të bërë në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet ta shqyrtojë më 22 janar, theksoi se gjykata duhet të marrë një vendim që të jetë precedent edhe për raste të tjera që mund të jenë të ngjashme. Ai tha se e sheh këtë gjykatë nën trysni nga kryeministri, pasi sipas tij, është i vetmi institucion i drejtësisë, ku ai ende ka ndikim....