Balluku ‘blindon’ Kuvendin/ Socialistët fshehurazi në Parlament, Bardhi dhe Balliu mes protestuesve, ç’do të ndodhë sot
PS ka paralajmëruar se do të rrëzojë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Balluku. Ndërkohë, Partia Demokratike do të zhvillojë protestë para godinës së Kuvendit. Në Parlament, kanë mbërritur deputetët e PS, të cilët kanë përdorur një hyrje tjetër për në godinën e Kuvendit, hyrjen nga Akademia e Shkencave, ndërkohë që deputetët e PD nuk kanë mbërritur ende. Në njoftim për këtë protestë, janë vendosur në gatishmëri 1500 efektivë. Gjithashtu para godinës është vendosur edhe gardh metalik. Edhe në institucione të tjera janë vendosur kordonë të policisë dhe gardh metalik. Brenda Kuvendit janë stacionuar edhe forca të tjera. Gjithashtu para godinës së Kuvendit është vendosur edhe një podium ku pritet të mbahet fjala e protestuesve. Në protestat e fundit, policia ka...
Burimi:
syri.net