Balliu u pengua të takojë Metën te ‘313’, Blushi: Akt i paligjshëm dhune dhe arbitrariteti! Të hetohet drejtori i burgut
Sekretari i Përgjithshëm, njëkohësisht deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në Facebook duke publikuar një video të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i cili deklaron se është penguar nga administrata e IEPV ‘Jordan Misja’ të ushtrojë funksionin e tij kushtetues dhe të takohet me Ilir Metën. Blushi e cilëson veprimin si shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ligji u lejon deputetëve të vizitojnë burgjet pa autorizim. Ai i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetime ndaj drejtuesve të burgjeve dhe institucioneve përgjegjëse. Reagimi i Tedi Blushit: Në një akt të rëndë paligjshmërie, arbitrariteti dhe dhune shtetërore, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit shqiptar, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe rekomandimeve...
Burimi:
syri.net