Balliu: Policia është kthyer në dorën e zezë të krimit në shtet, polici i arrestuar porositi 400 kg kokainë për bandën kriminale

Balliu: Policia është kthyer në dorën e zezë të krimit në shtet, polici i arrestuar porositi 400 kg kokainë për bandën kriminale

Deputeti i Klevis Balliu u shpreh se operacionet e SPAK, bazuar në përgjimet e SKY ECC nga partnerët belgë, zbulojnë shndërrimin e shtetit shqiptar në “narkoshtet”. Ai akuzoi policinë për bashkëpunim me grupe kriminale, duke përmendur rastin e Rezart Kuçit, ish-shef krimesh në Vlorë, i cili sipas dosjes së SPAK furnizonte bandat me informacione dhe dekonspironte operacionet policore. Balliu theksoi se trafiku i drogës, përfshirë 400 kg kokainë nga Amerika Latine për Europën, ka lidhje me struktura të kriminalizuara të shtetit dhe se miliardat e pastra nga ky trafik investohen në ndërtim me leje të dhëna nga qeveria. Ai prezantoi një projektligj që synon përdorimin e pasurive të konfiskuara nga krimi për familjet e viktimave dhe çiftet e reja që kanë nevojë për strehim, duke...