Balla takim me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato: Kuvendi në rol kyç për integrimin europian, synim anëtarësimi deri në 2030
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka pritur në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në nisje të sesionit të dytë parlamentar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla bën me dije se gjatë takimit, u diskutua mbi avancimin e procesit të integrimit europian dhe rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Balla theksoi se Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave dhe po ecën me vendosmëri drejt mbylljes së tyre, mbi bazën e meritës, reformave konkrete dhe vlerave europiane, duke shprehur krenarinë për ecurinë e deritanishme të vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian. “Mirëprita në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato, ndërsa Kuvendi filloi sesionin...
Burimi:
vizionplus.tv