Balla për Komisionin e Reformës Territoriale

Balla për Komisionin e Reformës Territoriale

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në një prononcim për media ka deklaruar se në rast se demokratët nuk reflektojnë dhe nuk marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale që mbahet ditën e sotme, në seancën e radhës në Kuvend, që mbahet nesër, do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën. Kjo nënkupton ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm, ku PS do të ketë një anëtar më shumë. “Nuk jam natyra e njerëzve që bëjnë ultimatume por kam bërë një kërkesë për grupin e PD që të reflektojnë për detyrimin për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit për Territorialen. Kemi rënë dakord kemi ngritur një komision nën parimin e bashkëdrejtimit dhe barazisë. Çdo shkresë kërkon dy firma...