Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë thirrje nga Prishtina që të gjithë shqiptarët të bashkohen në marshin me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. I shoqëruar nga djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe këngëtari Ylli Limani, Balla u bëri apel shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe diasporë që të marrin pjesë në tubim. “Të gjithë shqiptarët në diasporë, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të veriut, Mal të zi ,Çamëri sot jemi të gjithë në Prishtinë”, deklaroi Balla. Marshi pritet të nisë në sheshin “Skënderbeu” pas pak  dhe organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, e cila e ka cilësuar aktivitetin si një dëshmi të unitetit qytetar në mbrojtje...