Bajrami: Fermerët shqiptarë po braktisen, duhen fonde dhe mbështetje urgjente
Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami u shpreh se fermerët shqiptarë po përballen me sfida të rënda për shkak të mungesës së mbështetjes shtetërore dhe bllokimit të fondeve IPARD. Deklrata: Partia e Lirisë shpreh shqetësim të thellë për gjendjen dramatike në të cilën ndodhen fermerët shqiptarë, të cilët sot, të braktisur nga shteti dhe të pambrojtur nga politikat e qeverisë, po detyrohen të hedhin produktet e tyre në kanale dhe në rrugë. Qumështi derdhet, perimet dhe frutat kalben, ndërsa djersa dhe mundi i tyre zhvlerësohen përballë mungesës së tregut dhe mbështetjes reale. Këto pamje janë dëshmia më e qartë e dështimit të politikave bujqësore dhe mungesës së një vizioni serioz për prodhimin vendas. Situata bëhet edhe...
Burimi:
syri.net