Bajaziti: Rama po përdor ftesën e Trump për të fshehur dështimet e qeverisë dhe problemet e thella të Shqipërisë

Bajaziti: Rama po përdor ftesën e Trump për të fshehur dështimet e qeverisë dhe problemet e thella të Shqipërisë

Erisa Bajaziti, pedagoge në Bruksel, u shpreh në emisionin 'A Show' me Adi Krastën, se Kryeministri Edi Rama po shfrytëzon ftesën e Presidentit Donald Trump për të krijuar një imazh të rremë të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke manipuluar opinionin publik dhe duke shpërqendruar vëmendjen nga problemet e thella që po përjeton Shqipëria. Sipas Bajaziti, Rama po i shërben shqiptarëve me një "lugë bosh", duke përdorur këtë ftesë si një spektakël mediatik për të mbuluar dështimet e qeverisë në menaxhimin e krizave të brendshme, si përmbytjet që kanë përfshirë disa zona të vendit dhe mungesën e energjisë në spitalet publike. Bajaziti theksoi se ndërsa Kryeministri përpiqet të paraqesë një imazh të Shqipërisë si një aktor të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, realiteti i zymtë i brendshëm është dukshëm...