“Babëzi, e korrupsion”/Balliu: SHBA dhe BE masa ndaj Shqipërisë pas skandalit tek AKSHI, bashkë më 24 janar në protestë

“Babëzi, e korrupsion”/Balliu: SHBA dhe BE masa ndaj Shqipërisë pas skandalit tek AKSHI, bashkë më 24 janar në protestë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion të përhapur, kapje të shtetit dhe bashkëpunim me krimin e organizuar, duke deklaruar se Shqipëria po shndërrohet në një vend të pasigurt për qytetarët. Në një deklaratë publike nga Kryesia e Kuvendit, Balliu tha se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe Bashkimi Europian, kanë ndërmarrë masa kufizuese ndaj Shqipërisë, duke i lidhur ato me, sipas tij, skandale të rënda korrupsioni dhe keqpërdorimi të fondeve publike. Ai iu referua veçanërisht situatës në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke pretenduar se aty është ngritur një sistem i lidhur me krimin e organizuar, që sipas tij ka çuar në vendimin e Bashkimit Europian për të pezulluar fondet për dixhitalizimin....