“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar ashpër, duke i cilësuar si skandaloze deklaratat e Sali Berishës lidhur me protestën e zhvilluar të martën. Sipas tij, ka një kontradiktë të hapur mes asaj që thuhet publikisht dhe asaj që ndodh në terren. “Vjen një moshë që besoj se njeriu nuk mundet ta tejkalojë më vetveten. Dhe doktori këtu, për mua, këto janë deklarata skandaloze që ka bërë. Vetë militantët, militantët e urdhëruar prej tij, hedhin zjarr, hedhin molotovë ndaj policëve, dhe ai thotë që qeveria po i vë zjarrin policisë”, tha Bido. Deputeti i PS shtoi se Berisha i ishte rikthyer retorikës së përdorur në 21 janarin e vitit 2011. “U kthye dhe filloi të fliste prapë për ato stilolapsat pistoletë, siç doli pas...
Burimi:
javanews.al