Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Për dy orë me radhë palët diskutuan aspektin procedural se si do zhvillohej mbledhja. PD kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për publikun, por PS kundërshtoi me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor. Edhe vetë SPAK ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura, kërkesë e artikuluar edhe në mbledhjen e sotme. Pas 2 orësh diskutime u vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe prokurorët e SPAK po lexuan kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk është paraqitur në mbledhje, por ka...