Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Avokatët pretendojnë se furgoni u vonua/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Veliaj refuzoi të dalë
Pas pretendimeve të Erion Veliajt se punonjësit e sigurisë së Drejtorisë së Burgjeve nuk ishin paraqitur në kohë në seancën gjyqësore, duke humbur kështu gjyqin, vjen reagimi nga ky institucion. Përmes një njoftimi për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë në seancë. DEKLARATË PËR SHTYP Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës...