Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK’së dhe ka kërkuar besimin e strukturave të partisë që ta marrë këtë detyrë. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës.” Hoti ka falënderuar të gjitha strukturat drejtuese të LDK’së, përfshirë edhe Abdixhikun. “Me këtë rast, falënderoj të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës. Mirënjohja ime e thellë shkon, para së gjithash, për anëtarësinë besnike të LDK-së — shtyllën mbi të cilën kjo...