Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Partia Demokratike ka vendosur të emërojë ish-deputetin Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Vlorës. Ai do të zëvendësojë Bujar Leskajn, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi politik i qarkut në nëntor 2025. “Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave të ardhshme elektorale. Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PD-së. “Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në...
Burimi:
top-channel.tv