Asnjë vendim për objektivat e Shqipërisë, KE: Dorëzuam raport pozitiv, u takon vendeve anëtare të vendosin

Asnjë vendim për objektivat e Shqipërisë, KE: Dorëzuam raport pozitiv, u takon vendeve anëtare të vendosin

Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Europian ka dërguar një raport pozitiv për Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme (IBAR) për grupkapitullin e parë “Themeloret”, duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm. Komisioni tha për “Report TV” se vendimi përfundimtar është në dorën e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët duhet të japin një qëndrim të përbashkët. Deri më tani, vendet e BE ende nuk kanë komentuar raportin. "Komisioni i ka paraqitur Këshillit vlerësimin e tij pozitiv mbi përmbushjen e Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve dhe një projekt-Qëndrimi të Përbashkët të BE-së mbi Grupin 1. Tani u takon Shteteve Anëtare të bien dakord për një Qëndrim të Përbashkët të BE-së mbi Grupin 1, i cili do të përcaktojë...