“Asnjë polic nuk u plagos”, Berisha për efektivët: U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre, përgëzoj protestuesit që e kapën dhe ua hodhën pas

“Asnjë polic nuk u plagos”, Berisha për efektivët: U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre, përgëzoj protestuesit që e kapën dhe ua hodhën pas

Sali Berisha deklaroi sot se nga protesta e djeshme asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i lënduar, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë informacion nga qendrat spitalore në Tiranë, ku sipas tij nuk është paraqitur asnjë punonjës policie. Berisha tha se efektivët kanë pasur probleme vetëm si pasojë e gazit lotsjellës, të cilin, sipas tij, e kanë hedhur vetë drejt protestuesve. Ai përgëzoi protestuesit që arritën ta kapnin gazin dhe ta hidhnin pas. Pa dhënë një datë konkrete, kreu i PD paralajmëroi protesta të tjera kombëtare, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë. “Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore në Tiranë dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë, sepse u dëmtuan nga...