“Asnjë kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar që prej 1467”, Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’ (FOTO)
kryeministri rama-djali i tij zaho dhe bashkeshtortja Linda ITALI- Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga vizitë, teksa bën me dije se ndalesën e parë e ka bërë në bazilikën e famshme në Genazzano. Rama shkruan se që prej vitit 1467, aty nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare, teksa shton se edhe Papa Leoni XIV, sapo u zgjodh, veprimin e tij të parë e pati lutjen në Genazzano, pranë Zojës së Shqipërisë, e njohur gjithashtu si Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë. “Në bazilikën e famshme, ku gjendet shëmbëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga...
Burimi:
zeri.ai