Asnjë iluzion për territorialen dhe zgjedhoren, protesta e vetmja rrugë!

Asnjë iluzion për territorialen dhe zgjedhoren, protesta e vetmja rrugë!

Nga Petrit Vasili  Reforma administrative si edhe ajo zgjedhore mbeten instrumente, që nuk kanë zgjidhur kriza dhe probleme, por përkundrazi i kanë thelluar keq e më keq ato. Edi Rama është një narkokryeministër, që udhëhiqet vetëm nga banditizmi i njëanshëm politik, që nuk ka asnjë lidhje me kompromiset parimore politike. Dhunimi dhe rrëzimi nga Rama dikur i konsensusit të 5 qershorit të vitit 2020 për Reformën zgjedhore, i cili u votua në Kuvend dhe u mbështet shumë fort nga ndërkombëtarët, si nga Departamenti Amerikan i Shtetit ashtu edhe nga Bashkimi Europian e OSBE dhe ku vetë marrëveshja u firmos në prani të ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe është prova më e padiskutueshme, që shuan çdo iluzion për marrëveshje apo kompromis me Edi...