“Artistët ishin traumatizuar”/ Sulmi ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha, reagon Rama: Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm janë bashkëpërgjegjës

“Artistët ishin traumatizuar”/ Sulmi ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha, reagon Rama: Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm janë bashkëpërgjegjës

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ish vilën e diktatorit Enver Hoxha pas sulmit, duke takuar të rinjtë që ishin të pranishëm në momentin e hedhjes së molotovëve. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri fajëson edhe gjykatësit që tolerojnë zjarrëvënësit. Ai shkruan se i gjeti artistët të traumatizuar nga barbaria e mbrëmshme. “Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme. Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas...