Arroganca e kartonave/ Mazhoranca rrëzon 6 nisma ligjore të propozuara nga opozita

Arroganca e kartonave/ Mazhoranca rrëzon 6 nisma ligjore të propozuara nga opozita

Në seancën parlamentare të së enjtes, deputetët e shumicës parlamentare rrëzuan me votë 6 projektligje të propozuara nga deputetë të partive opozitare, ndryshime ligjore që u vinin në ndihmë grupeve shoqërore si ulje të TVSH për produktet bazë, rritje pagash për mësuesit, ulje të akcizës për prodhuesit artizanal të birrës, rregullimin e kuadrit ligjor për analizat ushqimore dhe për heqjen e menazhimit të siteve kulturore nga privatët. Kështu u rrëzuan dy nisma ligjore të deputetes Ina Zhupa, e para kishte si qëllim korrigjimin e pasojave të një vendimi qeverie të vitit 2024 për pagat e mësuesve, që çoi në ulje pagash për më shumë se 11 mijë mësues të diplomuar para implementimit të sistemit të Bolonjës për diplomat. Ndërkohë, mazhoranca duke pranuar cënimin që u...