Arrestohen qytetarët në Durrës se kundërshtuan Ramën për projektin TID, deputeti Igli Cara shtyhet me dhunë nga policia
Një incident është regjistruar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID, ku një qytetar i është drejtuar me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Pas kësaj, kryeministri bën me gisht në drejtim të tij dhe menjëherë më pas policia ndërhyn duke e arrestuar qytetarin. Në pamje nuk evidentohet asnjë akt dhune apo rrezik fizik nga ana e tij, ndërsa ndalimi duket të vijë vetëm pas komunikimit verbal. Situata tensionohet më tej kur banorët e prekur nga projekti reagojnë me thirrje kundërshtuese, ndërsa disa prej tyre shoqërohen nga policia për shkak të kundërshtimit të projektit. Gjatë shoqërimit ndërhyn deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili, sipas pamjeve, shtyhet nga efektivët e policisë teksa përpiqet të mbrojë qytetarët.
Burimi:
syri.net