“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a
Fjalim 15 minuta dhe 15 minuta fishekzjarrë: Sali Berisha nisi kështu atë që e quajti “kilometrin e fundit të opozitës”, në protestën e radhës poshtë kryeministrisë. Në një miting ku ishte hequr karikatura e Ramës veshur si Maduro dhe ku munguan flamujt e përhershëm amerikanë, Sali Berisha përsëriti kërkesën për rrëzimin e Edi Ramës, dy ditë pasi e votoi atë për të shkuar në Amerikë e ulur në Shtëpinë e Bardhë përkrah Donald Trump. Duke tundur flamurin kombëtar, Sali Berisha orientoi hedhjen e fishekzjarrëve ndaj zyrës ku ditë më parë u fut Vajza e Parë e Amerikës, Ivanka Trump. Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Sali Berisha nuk di të bëjë asgjë tjetër, përveç flakës dhe tymit. Sipas tij, shqiptarët...
Burimi:
javanews.al