Arrestimi i qytetarëve, Mziu: Po përdoret dhunë e paprecedentë, policia në shërbim të kryeministrit!

Arrestimi i qytetarëve, Mziu: Po përdoret dhunë e paprecedentë, policia në shërbim të kryeministrit!

Situata pas protestës së opozitës mbetet e tensionuar, teksa dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariate të ndryshme të kryeqytetit. Përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj si një akt provokimi dhe dhune të paprecedentë kundër qytetarëve paqësorë. Sipas deputetit demokrat, Xhelal Mziu, i cili foli nga ambientet e jashtme të Komisariatit nr. 2 ku ndodheshin gjashtë persona të shoqëruar, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë kundër protestuesve në një mënyrë të paarsyeshme dhe të paprovokuar. Ai e përshkroi veprimin si të motivuar politikisht, duke pretenduar se shteti nuk po e përdor forcën e tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin, por për të shtypur zërin e qytetarëve që protestojnë kundër një "qeverie të inkriminuar"....