Arrestimi i 4 të rinjve shqiptar në Serbi, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë…
Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të protestojë para ambasadës serbe në Tiranë, nëse Beogradi nuk liron katër shqiptarët e arrestuar një ditë më parë. Berisha i bëri thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë 4 shqiptarët e arrestuar, duke thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje, por vetëm se kanë mbajtur një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. “Së pari, dua të dënoj me forcën më të madhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd me urdhër të Aleksandër Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar për fajin e vetëm se njëri prej tyre ka postuar në Facebook apo Instagram një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Dhe sipas organeve...
Burimi:
opinion.al