Arrestimi dhe pezullimi i Ballukut, duhet të vendoset nga Kuvendi? Përfaqësuesi i qeverisë: Po, mbron edhe interesin publik

Arrestimi dhe pezullimi i Ballukut, duhet të vendoset nga Kuvendi? Përfaqësuesi i qeverisë: Po, mbron edhe interesin publik

Herald Jonuzaj TIRANË-Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari: Masa e sigurisë e pezullimit të ministrit nuk duhet të vendoset fare apo duhet të vendoset me autorizim të Kuvendit? Përfaqësuesi i Kryeministrisë, Herald Jonuzaj: Duhet të vendoset me autorizim të Kuvendit, ne e kemi sqaruar edhe në kërkesën tonë fillestare, që përsa kohë kemi cënim të ushtrimit të veprimtarisë së ministrit i cili është i barazuar me imunitetin e deputetit atëhere patjetër që autorizimi duhet të merret te organi përkatës. Nëse Kuvendi jep autorizimin kjo masë mund të vendoset. Kuvendi mbron të drejtën e deputetit për të ushtruar funksionin e tij. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari: Prokuroria vjen tek Kuvendi dhe Kuvendi jep autorizimin për arrestimin, a mbron në një fare mënyre edhe interesin publik...