Arrestimet pas protestës së opozitës, Berisha: Të lirohen menjëherë, njëri prej tyre djali i luftëtarit të UÇK që kishte ardhur për një foto me mua

Arrestimet pas protestës së opozitës, Berisha: Të lirohen menjëherë, njëri prej tyre djali i luftëtarit të UÇK që kishte ardhur për një foto me mua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për arrestimet që u bënë ditën e djeshme pas protestës së opozitës para Kryeministrisë. Sipas Berishës dy nga të arrestuarit ishin të rinj nga Kosova. Kryedemokrati shtoi se njëri prej tyre ishte djali i një luftëtari të UÇK-së i cili sipas tij kishte ardhur të bënte një foto me të. “Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa të rinjve, të cilat nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës. Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar. Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi. Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se...