Arrestimet/ Kalaja: Policia po shkel vendimet e Kushtetueses dhe Strasburgut, ndalimet e protestuesve janë politike
Avokatja Adriana Kalaja, ka denoncuar praktika antiligjore dhe të motivuara politikisht nga ana e Policisë së Shtetit në menaxhimin e protestave të fundit, duke sjellë në vëmendje një rast flagrant të ndalimit të një të riu pa asnjë lidhje me protestën. Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Kalaja u shpreh se ndalimet e kryera pas protestës së opozitës janë një “fenomen i çuditshëm” dhe në shkelje të hapur të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut për të drejtën e tubimit. Sipas saj, me ndryshimet në Kodin Penal në vitin 2021, protestat nuk kanë më nevojë për leje, dhe policia ka për detyrë ligjore vetëm të marrë masat për mbarëvajtjen e tyre. Në vend të kësaj, policia fillimisht refuzon të garantojë sigurinë...
Burimi:
syri.net