Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Arrestimet e hajdutëve paralizon qeverinë, buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar
Shqipëria po përballet me një fenomen të paregjistruar më parë, paralizimin e shpenzimeve publike. Ndonëse buxheti i shtetit duhet të ishte ekzekutuar plotësisht deri në datën 31 dhjetor, Kapitali.al ka mësuar se buxheti i 2025-ës vazhdon të jetë me sufiçit buxhetor edhe sot që është data 5 janar e vitit 2026. Për vitin e kaluar, qeveria kishte programuar një defiçit buxhetor prej 61.6 miliardë lekësh ose rreth 640 milionë eurosh. Arrestimet e drejtorëve të institucioneve më të rëndësishme shpenzuese të shtetit duket se kanë paralizuar totalisht ekzekutimin e buxhetit të shtetit. Sipas ligjit, qeveria ka kohë deri në 31 janar për të ekzekutuar shpenzimet e buxhetit 2025. Por me problemet në ARRSH, AKSHI apo dhe institucione të tjera që mbajnë peshë kryesore tek shpenzimet publike,...




