Arratisja e Ndocit, Maliqi: E planifikuar, është një dorë mafioze, kriminale, zinxhir… të hetojë SPAK
Arratisja e të burgosurit me rrezikshmëri të lartë, Altin Ndoci, nga spitali i Durrësit nuk ishte një akt i thjeshtë neglizhence, por një operacion i mirëorganizuar dhe i planifikuar në detaje. Ish deputeti Lefter Maliqi i ftuar ne edicionin e pasdites në Syri tv me gazetarin Arnold Kariqi, e cilësoi ngjarjen si një "arratisje të ftohtë, të qetë dhe të mirë organizuar". Sipas Maliqit, largimi i Ndocit, i akuzuar për vrasje dhe i arrestuar në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", është pjesë e një zinxhiri të krimit të organizuar ku janë të përfshirë "banditë brenda e jashtë burgut, drejtues të burgjeve e deri tek vetë IEVP-ja e Durrësit". Gjatë një interviste televizive, ai theksoi se janë shkelur të gjitha protokollet e sigurisë "nga koka...
Burimi:
syri.net