Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut më 9 mars, raporton A2CNN. Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase. Seanca do të mbahet në orën 9:00 dhe çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.