Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj
Belinda Balluku dhe vartësit e saj nën akuzë Erald Elezi dhe Gentian Gjyli nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë për masat e sigurisë. Apeli Antikorrupsion la në fuqi masën e ndalimit jashtë vendit për Ballukun, por nuk e mori në shqyrtim masën e pezullimit nga detyra në kohën kur Gjykata Kushtetuese e kishte zhbërë përkohësisht vendimin e Shkallës së Parë për këtë kufizim (pezulloi pezillimin) dhe për sa kohë çështja është nën shqyrtim ende në Kushtetuese ku pritet të ketë vendimmarrje më 22 janar. “Vendimi lexohet me shumë vështirësi sepse është printuar në eco mode, dhe disa faqe janë krejt të bardha. Për më tepër arsyetimi që është i lexueshëm nuk ka dallim nga ai i shkallës së parë,...