Anulohet procedura për ‘Niko Dovanën’, si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit

Anulohet procedura për ‘Niko Dovanën’, si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit

Procedura për përzgjedhjen e partnerit privat për projektin e rijetëzimit të stadiumit “Niko Dovanën” në Durrës është anuluar, pasi në fazën e përzgjedhjes së kompanisë që do të merrte përsipër zhvillimin e projektit nuk u paraqit asnjë ofertë. “Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar”, thuhet në njoftimin e anulimit të procedurës për përzgjedhjen e partnerit privat, të publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare në dokumentin zyrtar të projektit. Njoftimi për anulimin e procedurës ka konfirmuar se procesi për përzgjedhjen e partnerit privat për zhvillimin e projektit ka përfunduar pa interes nga kompanitë. Vendimi nënkupton se projekti për rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana” në këtë fazë nuk do të vijojë më tej, ndërsa në dokument nuk jepet asnjë informacion nëse do të...