Anulimi i tenderit për Porto Romano, Rama: Kompania është tërhequr, procesi nën presion, por jo nga SHBA-BE

Anulimi i tenderit për Porto Romano, Rama: Kompania është tërhequr, procesi nën presion, por jo nga SHBA-BE

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi anulimin e tenderit për portin e ri të Porto Romanos. Në konferencën për mediat nga Kryeministria, Rama deklaroi se tërheqja e ofruesit të tenderit në momentin e fundit ishte një koincidencë e pashmangshme.  Sipas kreut të qeverisë, procesi është zhvilluar nën një presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë që, sipas tij, nuk janë të interesuar për realizimin e projektit. Megjithatë, Rama thekson se nuk ka të dhëna që kompania të jetë tërhequr si pasojë e presionit nga SHBA apo BE. “Për sa i përket projektit të Porto Romanos për fat të keq ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania që ka kaluar të gjitha fazat është tërhequr, duke iu referuar situatës së krizës...