“Antisemitizmi kërcënon të gjithë njerëzimin”/ Rama për “Jerusalem Post”: Lufta në Gaza? Vuajtjet e palestinezëve janë reale

“Antisemitizmi kërcënon të gjithë njerëzimin”/ Rama për “Jerusalem Post”: Lufta në Gaza? Vuajtjet e palestinezëve janë reale

Gjatë vizitës së tij në Jerusalem javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për The Jerusalem Post, ku ka folur për antisemitizmin, marrëdhëniet me Izraelin, historinë e Shqipërisë gjatë Holokaustit dhe luftën në Lindjen e Mesme. Rama mori pjesë në konferencën ndërkombëtare kundër antisemitizmit “Generation Truth”, të organizuar nga Ministria izraelite për Çështjet e Diasporës dhe Luftën kundër Antisemitizmit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në fjalën e tij në skenë në Jerusalem, ai citoi Talmudin: “Talmudi na mëson se kush shpëton një jetë të vetme, është sikur të ketë shpëtuar gjithë botën.” Në intervistën për The Jerusalem Post, Rama shpjegoi se mesazhi i tij ishte universal: “Ka të bëjë me njerëzimin. Historia tregon se fillon me...